Një efektiv i RENEA-s është aksidentuar gjatë ndjekjes së ish-shoferit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, i cili mbeti i lënduar mëngjesin e sotëm.

Efektivi Qazim Surroi është dëmtuar gjatë ndjekjes së Gëzim Saracit, i cili për disa vite ka punuar si shofer i Tushes.

Efektivi i Reneas Surroi është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Surroi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e punës, në krye të detyrës, në momentin kur është aksidentuar rëndë.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Viktor Tushe la pasditen e sotme ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, pasi nuk kishte lëndime serioze nga shpërthimi i granatës mëngjesin e sotëm në zyrën e tij.

Nga shpërthimi i granatës mbeti më rëndë e lënduar sekretarja e tij Erisa Qalliu, e cila ka marrë dëmtime në kockat e fytyrës.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.

Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa kryebashkiaku u vizitua dhe nga deputetë socialistë, të cilët u interesuan rreth shëndetit të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re