Është gjetur i gjallë 8-vjeçari me aftësi të kufizuara, i cili u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu, në Gjermani, teksa ishte në kopshtin e shtëpisë.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri është gjetur në pusetën 300 metra poshtë shtëpisë.

Aktualisht policia po përjashton hipotezën e rrëmbimit, pasi sipas tyre fëmija mund të jetë futur vetë në kanalizime dhe më pas ka humbur.

Fëmija është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë një pusi dhe lajmëroi autoritetet.

Fëmija është nxjerrë menjëherë nga puseta, dhe pas mjekimeve të para në vendin e zbulimit, fëmija është shtruar në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re