Skip to content

Ishte zhdukur që prej datës 1 dhjetor, gjendet i pajetë 56-vjeçari! Dyshimet e policisë

Një 56-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 1 dhjetor, është gjetur i pajetë ditën e djeshme në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit”.

Uniformat blu njoftojnë se viktima me iniciale E.V ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 01.12.2024, për largim nga banesa.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Krujë/Më datë 22.12.2024, në vendin e quajtur “Fushat e Mejdanit”, është gjetur i pajetë shtetasi E. V., 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 01.12.2024, për largim nga banesa.

 

“”