Nga Hoxhë Alban Gorishti

Duke parë ndërtimin e pallateve pas viteve 2000 me dritaret veri – jug , dhe sasinë e lagështirës brenda tyre, të kaplon një revoltë e brendshme dhe të përshkruan një ndjenjë mërzie si ajo e tipit post teknologjik për shkak të kësaj masakre dhe babëzie ndërtimore. Njerëz që gjenin një tokë apo e blenin bëheshin ndërtues, inxhinier dhe zbatues, edhe pse shpesh pa diploma inxhinierie, madje edhe me asete të marra borxh apo jo të tyre. Ky fenomen për shkak se periudha komuniste e kishte zbrazur njeriun nga “profesioni” hyjnor, e nëse nuk do të ishte kjo periudhë atëherë askush që e lexon Kuranin nuk do t’i kishte ndërtuar këto pallate në drejtim tjetër nga ai lindje – perëndim, pasi do t’i mjaftonte ajo që Allahu thotë në suren Kehf: Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu ai vërtet është i udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte”. Po pra kush udhëzohet të jetë qenie sociale i tilli di t’i dallojë disa gjëra.
Po ashtu nëse këta pseudondërtues do të kishin lejuar këtë udhëzim të merrte rrugë në zemrat e tyre do të kishin kuptuar se pallatet nuk është e shëndetshme t’i ndërtosh ngjitur njëri tjetrit pasi zë çdo fushë dhe hapësirë dhe atrofizon gjallërinë e brendshme dhe atë të jashtme, por edhe dëmton jetën sociale të fëmijëve që duhet të rriten. Dhe kjo na bëhet e qartë në AJETET pas të parit: “Do të mendoje se ata (banorët e shpellës) janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin(që mos të atrofizohej trupi) .”

Pra siç e shihni mrekullia e vërtetë e Islamit nuk është Islami politik por ai social.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re