Politikani Kastriot Islami ka shpjeguar rolin e ndërkombëtarëve në Reformën Zgjedhore, për të cilën nuk ka ende një dakordësi të plotë mes palëve. I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Islami tha se ndërkombëtarët nuk kanë kohë të merren me fshatarin Rama dhe një fshat si Shqipëria. Ata nuk kujdesen me detaje që ti thotë se si duhet bërë Reforma.

“Ndërkombëtarët më parë thonin nëse nuk bini dakord me Reformën, nuk e njohim komisionin. Ramës nuk i thonë ndërkombëtarët që duhet bërë Reformë substanciale dhe tjetrën, që nëse opozita nuk futet në zgjedhje, ne i njohim zgjedhjet. Ka ndodhur në historinë botërore të demokracisë që një forcë politike 61 bashkitë dhe ka ardhur nga ndërkombëtarët që nuk kanë pasur kohë të merren me fshatarin Rama në një fshat si Shqipëria.

Ka tre mënyra zgjidhje. Zgjidhja është që për të ndërtuar një vullnet duhet kohë dhe vullneti ndërtohet me ndëshkim. Flasim vjedh ky vjedh ai dhe tani kanë arritur në konkluzionin se tre ditë zgjat skandali. Nëse nuk ndëshkohet njëri që të mbahet mend… pra duhet të vijë vullneti, por mund të vijë më shpejt nëse vjen ndëshkimi. Nëse do ulen PD-PS për rregullat e lojës, nuk do të thotë që nuk do të ndëshkohen ata që kanë vjedhur votat”, tha Islami.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re