Një marketi që i përkiste muslimanëve në Bon-Encontre në jugperëndim të Francës i është vënë zjarri, njoftoi media lokale.

Gazeta franceze La Depeche tha se mbrëmë i është vënë zjarri marketit në Bon-Encontre dhe në mur është vizatuar svastika, simboli i nazistëve.

I gjithë marketi, i hapur në nëntor të vitit 2021, është dëmtuar nga zjarri, por nuk janë shkaktuar të lënduar.

Siç thuhet, policia nuk ka dyshime se bëhet fjalë për zjarrvënie dhe se ka nisur hetimet për incidentin.

Tre persona që punonin në këtë market kanë mbetur të papunë për shkak të rastit.

Mathilde Panot, një deputete nga lëvizja ultra e majtë “Franca e Panënshtruar”, reagoi ndaj incidentit në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter.

“Përsëri, të njëjtat media dhe politikanë po bëjnë urrejtje ndaj muslimanëve”, shkroi Panot.

Ndërkaq, shkrimtari dhe politikani francez Thomas Portes shkroi në Twitter: “Këto sulme raciste janë të tmerrshme dhe autorët e tyre duhet të ndëshkohen ashpër. Është e qartë se ku shkojnë idetë e ekstremit të djathtë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re