Fundviti i 2019-tës do e gjejë Kosovën me Fond të Sigurimit Shëndetësor të funksionalizuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në Facebook.

Ai poashtu ka njoftuar se, nga gjysma e dytë e këtij viti, do të fillohet edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ismailit:

Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i
Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion,
unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre.

Së bashku me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin, këtë
vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me
funksionalizimin e plotë të Fondit.

Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në
Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin
e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore. #BashkëeNdreqim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re