Skip to content

Istanbul, të mërkurën hapet zyrtarisht qendra e koordinimit të eksportit të grurit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Qendra e re e përbashkët e koordinimit në Istanbul, e krijuar në kuadër të marrëveshjes për rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në botë, pritet të hapet zyrtarisht të mërkurën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Ceremonia e hapjes së qendrës do të mbahet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Istanbul, ku do të marrë pjesë edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Delegacionet e Turqisë, OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës nënshkruan të premten një marrëveshje historike për rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase të Odesa, Chernomorsk dhe Yuzhny, pas bllokadës disa mujore për shkak të luftës ruso-ukrainase.

Sipas marrëveshjes, në Istanbul u krijua një qendër e përbashkët koordinimi, e cila do të kryejë inspektime në hyrje-daljet e porteve dhe do të garantojë sigurinë e rrugëve.

Zyrtarët turq kanë theksuar nevojën për rifillimin e eksporteve sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë