Momente frike në Elba të Italisë fqinje, atje ku një vajzë 3 vjeçe u godit nga një makinë në afërsi të shkollës. Vajza e vogël sapo kishte dalë nga kopshti ndërsa e ëma kishte ardhur për ta marrë. Për një moment, ajo ka mundur t’i largohet dorës së të ëmës duke dalë në rrugë. Një makinë që kalonte aty e ka goditur shkarazi të miturën duke e rrëzuar në tokë.

Fatmirësisht makina ecte me shpejtësi të ulët dhe siç raporton media lokale, po drejtohej nga një grua e cila doli menjëherë për të dhënë ndihmë, njëlloj si shumë prindër të tjerë aty.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe vogëlushja u nis me helikopter drejt spitalit (në Firenze) pasi mjekët kishin dyshime se 3 vjeçarja mund të kishte marrë traumë në kokë.

Fatmirësisht e mitura nuk kishte marrë lëndime serioze, një fakt që u konfirmua më vonë në spital nga mjekët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re