Një ngjarje tragjike në Italinë fqinje, mbrëmjen e së shtunës. Të shumta kanë qenë vdekjet e shqiptarëve në rrugët e Italisë këtë sezon veror.
Kësaj here jetën e humbi një 46 vjeçar shqiptar, i identifikuar nga media italiane si Gazmend Hoxha.
Ai po udhëtonte i vetëm në makinë. Për arsye ende të paqarta, shqiptari ka bërë një frenim të fortë në rrugë, ndërsa në asfalt duken shenja përgjatë afro 50 metrave. Pavarësisht frenimit, makina ka dalë jashtë kontrollit të shoferit dhe ka përfunduar jashtë rrugës, duke u përplasur me një pemë në të majtë të aksit rrugor. Impakti ka qenë i fortë. Makina është batuar dhe shoferi ka dalë jashtë saj.
Urgjenca mbërriti, por gjithçka kishte përfunduar. 46 vjeçari kishte ndërruar dhe mjekët s’mundën të bënin asgjë. Mjekët e urgjencës mundën të ndihmojnë të shoqen 37 vjeçare të shqiptarit, e cila kur mësoi për lajmin e kobshëm pësoi tronditje dhe gjendje të fikëti. Aksidenti ndodhi në Casatisma, jo shumë larg shtëpisë së të ndjerit.