Skip to content

Itali afër një qeverie të re: Conte sërish kryeministër, Salvini në opozitë

Di Maio Conte Salvini

Përpara raundit të dytë të konsultimeve që Presidenti italian Sergio Mattarella do të zhvillojë me palët për të zgjidhur krizën politike, 5 Yjet dhe PD janë afër një marrëveshjeje për të formuar një qeveri të re.

Partia Demokratike ka treguar se ajo ka vendosur veto mundësinë e rikthimit të Giuseppe Conte si kryeministër në një mandat tjetër, raporton Reuters.

Më parë, Conte, i cili nuk është anëtar i asnjë partie, por afër 5 Yjeve, dha dorëheqjen pasi koalicioni mes kesaj lëvizjeje dhe LEGA-s u rrëzua për shkak të tërheqjes së drejtuesit të saj Matteo Salvini nga pozicioni i tij si zv/kryeministër.

Pastaj, gjatë raundit të parë të konsultimeve, Presidenti Mattarella i dha 5 Yjeve një mundësi për të shmangur zgjedhjet e parakohshme duke formuar një koalicion të ri me Partinë Demokratike.

Riemërimi i Conte në postin e Kryeministrit, i kërkuar nga Pesë Yjet, dhe të cilin Partia Demokratike e kishte kundërshtuar më parë, u pa si një pengesë kryesore për të arritur një marrëveshje midis dy partive tradicionale rivale.

“Ne po punojmë për t’i dhënë Italisë një qeveri të re. Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur. Unë jam optimist’, tha Nicolo Zingaretti, kryetar i Partisë Demokratike.

“Ne duhet të mbledhim një buxhet për vitin 2020 që kërkon një qeveri të re, serioze dhe autoritare”, shtoi ai.

Conte ishte një avokat i panjohur para se LEGA dhe 5 Yjet ta zgjidhnin atë për Kryeministër pas zgjedhjeve të marsit 2018.

Ai aktualisht është politikani më i njohur në Itali, sipas sondazheve.

Salvini ka lënë koalicionin qeverisës me shpresën për të përfituar nga popullariteti i partisë së tij anti-emiugrante në zgjedhjet e parakohshme.

Sidoqoftë, për shkak të lëvizjes së tij, nëse 5 Yjet dhe Partia Demokratike formojnë një koalicion të ri, LEGA e tij do të dilte në opozitë.

Sipas sondazheve, LEGA ka humbur mes 5 dhe 7 përqind të popullaritetit që kur rrëzuan qeverinë, por ajo mbetet partia më e popullarizuar në Itali, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe 5 Yjet.