Një 60-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në rrugën Vecchia, në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa shtetasi shqiptar ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Nissan Qashqai”.

Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. Si pasojë e përplasjes është kthyer përmbys mjeti. Shoferi ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij aksidenti tragjik. Dyshohet se 60- është shpërqendruar gjatë drejtimit të makinës. Në aksident nuk janë përfshirë mjete apo persona të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re