Një grup aktivistësh të klimës në Itali po përballen me akuzën e krijimit të një organizate kriminale.

Akuza drejtohet kundër anëtarëve të grupit Ultima Generazione në Padova, në veri të Italisë, tha të shtunën një zëdhënës i njësisë së policisë Digos.

Digos, i specializuar në luftën kundër terrorizmit, tha se grupi dyshohej për pengim të lirisë së lëvizjes në rrugë dhe përdhosje të pasurisë kulturore.

Në disa raste, vetëm ndërhyrja e policisë parandaloi “incidentet e dhunshme” që përfshinin shoferë në përgjigje të protestave në orët e pikut.

Sipas gazetës La Repubblica, hetuesit e justifikojnë akuzën e krijimit të një organizate kriminale me faktin se veprimet e mosbindjes civile nuk kanë ndodhur në mënyrë spontane, por kanë qenë të organizuara.

Aktivistët kritikuan masën në një deklaratë, duke thënë se “pesë qytetarë të zakonshëm” po përballeshin me akuzat për krijimin e një organizate kriminale.

 “Qytetarët e padhunshëm trajtohen sikur të ishin mafioz”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re