3 shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në qytete të ndryshme të Italisë.

Sipas mediave italiane emrat e tre shqiptarëve nuk janë bërë ende të ditur megjithatë mosha e të arrestuarve është 24, 30 dhe 33 vjeç.

Të tre shqiptarë në Itali jetonin pa leje qëndrimi ndërsa, së bashku me ta është paditur edhe një shtetas i katërt shqiptarë i moshës 35-vjeçare.

Tashmë ata do të përballen me akuzat e vjedhjes dhe posedimit e pajustifikuar të bizhuterive që i kishin grabitur në qytete të ndryshme.

Nga fotot e publikuara në mediat italiane vihet re se shqiptarët e arrestuar ishin të fiksuar pas bizhuterive të shtrenjta ndërsa nuk mungojnë ene të ndryshme dekorative me metale të çmuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re