Kryeministri italian Mario Draghi ka rikonfirmuar ditën e sotme, dorëheqjen e tij tek Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.

Bëhet me dije se presidenti ka marrë aktin nga ky vendim ndërsa qeveria do të vazhdojë në qeveri për të përfunduar detyrat e fundit tësaj.

Komunikimi u bë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Ugo Zampetti ndërsa parashikimet thonë se brenda javës Parlamenti do të shkrihet ndërsa pritet të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re