Viral, por për arsye të gabuara, u bë një shqiptar në Itali, i cili zgjodhi të hidhte divanet që donte të ndërronte në një rrugë në Bergamo. Thënë cinikisht, thjesht ka menduar se është në Shqipëri

Ajo që nuk e priste ishte reagimi i policisë lokale, e cila nuk u mjaftua me konfirmimin e një gjobe prej 10 mijë eurosh, por ndërmori një operacion të tërë për kthimin e divaneve në kopshtin e shkelësit.

“A ju ka munguar diçka? Policia e gjen dhe jua kthen. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, thuhet me tallje në videon e kthimit të divaneve.

https://youtu.be/JId0qpnq2tE

Sipas mediave italiane, shtetasi që hodhi dy divanet me tre vende ka pretenduar se “do të kthehesha për t’i mbledhur” por arsyetimet e tij nuk e bindën kreun e komisariatit vendor.

Policia ka mbërritur te autori nga detajet e furgonit që përdorte për të transportuar divanet dhe të cilin e kishte marrë hua nga fqinji i tij. /tesheshi.com/ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re