Skip to content

Itali, grabisnin objekte të çmuara, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për disa grabitje në zonën e Casertërs.

 

Sipas autoriteteve italiane në prangat e policisë kanë rënë shtetasit me iniciale A.D 40 vjec dhe M.M 27 vjec. gjatë kontrollit të banesave të tyre u është gjetur vepra arti dhe objekte të tjera me vlerë të cilat ishin grabitur.

 

Ndërkohë në momentin e ndalimit shqiptarët po lëviznin me një mjet tip ‘Fiat Stilo’,  kur janë ndaluar për kontroll nga policia.

 

Shqiptarët dyshohet se janë autorët e grabitjes së një banesë në natën e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias, nga ku kanë vjedhur 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë.

 

Gjithashtu informacionet bëjnë me dije se përveç disa veprave të artit me vlerë, policia ka sekuestruar në banesat e shqiptarëve 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.