Sipas sondazhit të fundit, ekziston një hendek në rritje mes dy partive në koalicion.

E përditshmja italiane Corriere della Sera publikoi rezultatet e hulumtimit të kryer nga Ipsos, të cilat tregojnë se Liga e udhëhequr nga ministri i Brendshëm dhe zv.kryeministri Matteo Salvini, po largohet gjithnjë e më shumë nga partneri i saj i koalicionit, shkruan portali Politico.eu.

Sipas rezultateve të anketës, 34.7 për qind e qytetarëve thanë se do të votonin për Liga-n, e cila është në një rritje e madhe prej 17.4 për qind, që nga zgjedhjet në mars.

Nga ana tjetër, 28.7 për qind e qytetarëve thanë se do të votonin për Lëvizjen 5 Yje, nga 32.7 për qind në zgjedhjet e marsit.

Këto raporte thuhet se kanë ardhur në një kohë të tensionit të madh midis Romës zyrtare dhe Brukselit mbi buxhetin kombëtar të Italisë dhe ndarjet në rritje brenda qeverisë së atij vendi.

Kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio, i cili është gjithashtu zv.kryeministër, foli të dielën për këto tensione në një intervistë me gazetën italiane.

“Ne nënshkruam një kontratë qeveritare që të dyja palët duhet ta respektojnë”, tha ai, duke iu referuar politikës së premtuar partisë së tij, të cilën Liga nuk e respekton tani, thotë Politico.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re