Një 20 vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në një spital të Italisë fqinje, fill pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Siç raporton La Stampa, ngjarja ndodhi mes të martës e të mërkurës në Vercelli. 20 vjeçari udhëtonte si pasagjer së bashku me një 19 vjeçar, po ashtu me origjinë shqiptare. Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Shoferi 19 vjeçar nuk ka marrë plagë serioze, ndryshe nga 20 vjeçari shqiptar, i cili u dërgua me urgjencë nga ekipet mjekësore në reanimacion.

Tashmë i riu ndodhet në koma dhe po lufton për jetën e tij. Media italiane raporton se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia dhe fakti se rruga ka qenë e lagur për shkak të reshjeve të shiut në qytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re