Në raundin e dytë të zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura dje në Itali, fituan kandidatët e qendrës së majtë në qytetet kryesore.

Në zgjedhjet vendore të pjesshme të mbajtura më 14 qershor në raundin e parë, dje në disa qytete u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve mes dy kandidatëve që morën më shumë vota në raundin e parë, pasi asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50 për qind të votave.

Pas mesnate dolën rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve të pjesshme, që kanë të bëjnë me rreth 2 milionë zgjedhës.

Pjesëmarrja në zgjedhje, ku votuan 42 për qind e votuesve të regjistruar, ishte e ulët.

Sipas rezultateve jozyrtare, koalicioni i qendrës së majtë shpalli fitoren e tij në 7 qytete si Verona, Parma, Piacenza, Alessandria, Catanzaro, Monza, Cuneo nga 13 prej tyre.

Ndërsa kandidatët e koalicioni të qendrës së djathtë u zgjodhën në qytetet Lucca, Frosinone, Barletta dhe Gorizia, kandidatët e pavarur fituan në Como dhe Viterbo.

Aleanca e qendrës së djathtë, e cila arriti të fitonte qytete si Genova, Palermo dhe L’Aquila në raundin e parë të zgjedhjeve, nuk mundi të shfaqte të njëjtën performancë në raundin e dytë për shkak të mosmarrëveshjeve për kandidatët.

– Ish-futbollisti Tommasi i dha fund qeverisjes së qendrës së djathtë 15 vjeçare në Verona

Rezultati më i veçantë i këtyre zgjedhjeve erdhi nga qyteti verior i Veronës.

Ish-futbollisti i kombëtares italiane, Damiano Tommasi doli fitues në zgjedhjet që ai hyri si kandidat i përbashkët i koalicionit të qendrës së majtë në Verona.

Tommasi, një nga dy emrat që mori më shumë vota në zgjedhjet e raundit të parë, fitoi zgjedhjet në raundin e dytë me 53 për qind të votave ndaj Federico Sboarina, kryetarit aktual të qytetit dhe kandidati i qendrës së djathtë. Sipas kësaj, Tommasi ka ndihmuar qendrën e majtë të fitojë në Verona, e cila është në duart e qendrës së djathtë prej 15 vitesh.

Tommasi, i cili e nisi karrierën futbollistike në Hellas Verona, u bë i njohur me paraqitjen e tij në Romë, ku luajti në periudhën 1996-2006. Tommasi, i cili ishte një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës në mesfushë për 10 vite në Romë, ku luajti një rol të madh në klubin e kryeqytetasve në Serie A në sezonin 2001 dhe në fitoren e Superkupës së Italisë.

Ai ka luajtur 25 ndeshje për kombëtaren e Italisë. Tommasi, 48-vjeç, me këto zgjedhje hyri në politikë në nivel lokal.

– Reagime nga partitë politike

Enrico Letta, kreu i partisë së qendrës së majtë, Partia Demokratike (PD), e cila fitoi qytetet e mëdha në raundin e dytë të zgjedhjeve të pjesshme vendore tha se ishte i kënaqur me rezultatet, të cilat i përshkroi si “të jashtëzakonshme”. Letta theksoi se në përputhje me këto rezultate, ata duhet të përgatiten për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në vlerësimin e parë të bërë nga Partia e Ligës së djathë, e cila humbi votat duke humbur votat ndaj partive me të cilat është në koalicionin e qendrës së djathtë, në raundin e parë të zgjedhjeve, u argumentua se përçarjet brenda koalicionit të qendrës së djathtë e ndëshkuan koalicionin.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re