Shoqata Katolike e Shikuesve të Televizionit në Itali është zemëruar nga një reklamë në të cilën një murgeshë shfaqen duke ngrënë patatina gjatë Kungimit të Shenjtë.

Reklama prej 30 sekondash për Amica Chips, një nga kompanitë më të mëdha italiane të patatinave, zhvillohet në një manastir me murgesha që përgatiten për të marrë Kungimin e Shenjtë.

Kur e para nga murgeshat merr Kungimin e Shenjtë nën tingujt e Ave Maria-s, në vend të shijes së kafshatës kunguese ajo tërhiqet nga kërcitja e patatinave te një tjetër murgeshë.

Duke iu përgjigjur kritikave, kompania reklamuese që përgatiti spotin shpjegoi se ai kishte për qëllim të rinjtë “me një sens humori britanik”.

Megjithatë, këto shpjegime nuk e bindën shoqatën e shikuesve Aiart, e cila bëri thirrje për “tërheqjen e menjëhershme” të reklamës, duke e akuzuar kompaninë se po përdorte blasfemi për të rritur shitjet.

Reklama ngjalli edhe reagimin e gazetës katolike Avvenire, e cila shkruante në editorialin e saj “Krishti është bërë një patate e skuqur. Ata e përdhosën atë si 2000 vjet më parë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re