Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Italinë verilindore është rritur në 13, raportoi media lokale.

Të martën dhe të mërkurën, rajoni Emilia-Romagna u godit nga një valë e re reshjesh shiu të rrëmbyeshëm, të cilin ekspertët vendas ia atribuuan krizës së ndryshimeve klimatike.

Numri i qyteteve të prekura nga përmbytjet ka arritur në 42, ndërsa 10 mijë njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe 34 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, tha agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.

Njësi të ushtrisë u vendosën në zonë për të ndihmuar vendasit dhe për të marrë pjesë në operacionet e ndihmës.

Në rajon po vazhdojnë përpjekjet për rihapjen e rrugëve të bllokuara për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Më herët, ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Gilberto Pichetto, njoftoi në një kanal radiofonik se do të shpallin “gjendje të jashtëzakonshme” për rajonin.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re