Një grup kriminal i trafikut të drogës me 14 anëtarë është goditur nga policia italiane në zonën e Ravenas ndërsa pjesë e rrjetit ka qenë edhe një shqiptar që trafikonte kokainë të pastër.
Mediat njoftuan arrestimin e 12 burrave dhe dy grave të akuzuar për disa episode trafikimi në periudhën midis prillit 2019 dhe janarit 2020, në provincat e Ravennas, Forlì-Cesenës, Riminit dhe Bolonjës.
Operacioni i koduar me emrin “Greppia”, u finalizua me përfshirjen e rreth 100 efektivave ndërsa mësohet se mes të arrestuarve është edhe një çift nga Ravena, ndërkohë që në krye të bandës sipas hetimeve qëndronin shqiptarë dhe marokenë.
Hetimet për grupin kriminal filluan pas vjedhjes së një banke në Ravena më 14 mars 2019, në të cilën u arrestuan dy autorë. Gjatë hetimeve për këtë rast u mblodhën prova për një trafik droge në provincën e Ravenna s dhe në zonat fqinje.
Hetimi, i cili vazhdoi për rreth nëntë muaj, bëri rindërtimin e plotë të skemës së trafikut të kokainës duke filluar me blerjen e drogës nga furnizuesi 44-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Ravena. Falë hetimeve, shqiptari ëshgtë identifikuar si importues i sasive të mëdha të kokainës të blera nga shitësit me shumicë me qendër në Holandë dhe Belgjikë.
Aktiviteti arriti kulmin, më 14 janar 2020, me arrestimin e shtetasit shqiptar të cilit iu gjetën 6 kilogramë kokainë e pastër e cila ishte paketuar në formë të veçantë për të shmangur zbulimin nga kontrollet e policisë. Gjatë operacionit pëër arrestimin e 14 personave janë sekuestruar edhe rreth 14 mijë euro dhe sasi të lëndës narkotike.