Një shqiptar është ndaluar në Itali nga policia, pasi po udhëtonte me dy breshka të rralla.

Ai po udhëtonte nga Shqipëria në portin e Barit me dy ekzemplarë të gjallë të breshkave, që i përkasin një specie të rrezikuar, të mbyllura në një valixhe.

Burri u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga efektivët e Guardia di Finanza të Bari Group II së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopolit (ADM).

Gjatë kontrollit, policia i gjeti në valixhe bashkë me sendet personale edhe dy breshkat, shkruajnë mediat italiane.

Ato janë konstatuar se i përkasin specieve “Testudo Hermanni”, të mbrojtura nga Konventa e Uashingtonit 1973 mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Faunës dhe Florës së Rrezikuar (CITES). Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues. Shkelësi u raportua tek autoritetet gjyqësore për përpjekjen e importimit të kafshëve të specieve të mbrojtura, ndërsa breshkat u vendosën në kujdesin e një qendre për rigjenerimin e kafshëve të egra.






Previous articleA do futet vendi në karantinë? Rama dhe Manastirliu tregojne cfare do te ndodhe: Në fund të kësaj jave do të merret…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re