Tre rajone janë në zonën e kuqe: ato janë provinca autonome e Bolzanos, Lombardisë dhe Siçilisë. Roberto Speranza në bazë të të dhënave dhe indikacioneve të Dhomës së Kontrollit, do të nënshkruajë një urdhëresë të re në orët e ardhshme e cila do të hyjë në fuqi nga e diela 17 janar.

Në zonën portokalli Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle D’Aosta. Kalabria, Emilia-Romagna dhe Veneto mbeten gjithmonë në portokalli.

Gjashtë rajone mbeten në të verdhë – Campania së bashku me pesë rajone të tjera mbeten në brezin e verdhë. Ato janë Sardenja, Bazilikata, Toskana, Provinca Autonome e Trentos, Molise.

Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se analiza e të dhënave epidemike të Komitetit tekniko-shkencore për emergjencën shëndetësore, gjatë orëve të fundit ka çuar në marrjen e vendimit që më shumë se gjysma e territorit italian të konsiderohet një zonë me rrezik infektimi të lartë.

Prej ditës së dielë 17 janar 2021, Lombardia, Bolzano e Sicilia do të jenë zona të kuqe e të izoluara nga niveli mjaft i lartë i infektimit nga Covid 19.

Ndërsa 9 rajonet e tjera; Lazio, Marche, Abruzzo, Liguria, Piemonte, Puglia, Umbria, Friuli Venezia Giulia, Valle D’ Aosta do të jenë zona të portokalltë.Do të vazhdojnë të mbeten zona të portokalltë siç janë aktualisht, rajonet Calabria, Emilia -Romagna e Veneto.

Pandemia globale ka regjistruar në Itali mbi 80 mijë viktima e mbi 2 milionë e 300 mijë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 522 viktima Covid e 17 246 të infektuar.

Në tre rajonet e konsideruara zona të kuqe, mes të cilave është Lombardia, territori italian më i prekur dhe i goditur nga pandemia, do të ndalohet lëvizja e lirë e banorëve nga banesat si dhe do të jenë të mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të atyre me rëndësi jetike.

Në zonat e portokallta, do të aplikohet ora policore, bizneset do të qëndrojnë të hapura me orare të limituara, baret e lokalet do të jenë të mbyllura si dhe është e ndaluar lëvizja nga një komunë, provincë e rajon.

Do të konsiderohen zona me rrezik të ulët infektimi apo ndryshe zona të verdha, rajonet Molise, Toscana, Sardegna, Basilicata e Campania.

Në këto territore baret e restorantet do të jenë të hapura, banorët janë të lirë të lëvizën nga banesat, por do të ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re