Ka pësuar një ulje numri i personave në Itali, të cilët kanë qenë infektuar apo kanë ndërruar jetë prej Covid-19. Këtë hënë janë regjistruar 13,720 raste të reja pozitive dhe 528 vdekje ndërsa një ditë më parë kanë qenë 18.887 të infektuar dhe 564 persona kanë ndërruar jetë. Nga 100 testime të bëra 12 kanë dalë pozitive dhe se shkalla e pozitiviteti ishte 12.3%.
Drejtori i Klinikës të sëmundjeve infektive, Matteo Bassetti, thekson se po rritet numëri i testimeve në mënyrë që të gjurmohen rastet e reja dhe se duhet vëmendje maksimale pasi para festave të fundvitit rrezikohet një valë e tretë nga koronavirusi.
“Situata në itali po përmirësohet, por raporti i testimeve me tampona po rritet, duke arritur në 12.3%, krahasuar me 11.5% dje. Për të mbajtur nën kontroll epideminë, është e nevojshme që të kryhen nga pesë deri në dhjetë mijë testime ditore dhe shkalla nën 10%, në mënyrë që të riaktivizohet gjurmimi i kontaktit. Momenti është delikat, nëse nuk i kushton vëmendje tani, para Krishtlindjeve , rrezikon një valë të tretë në janar, të përzier me valën e gripit’’- tha Matteo Bassetti , drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San për Adnkronos Salute.
/faxweb
