Prokurorët në Itali kanë urdhëruar që trupat e 18 të moshuarve të zhvarrosen në kuadrin e një hetimi se si e meanxhoi një azil, pandeminë e koronavirusit.

Vendimi është i lidhur me një hetim mbi vdekjen e dyshuara nga COVID-19 në Montecchio Emilia, një ndër qytetet më të prekura në provincën e Reggio Emilia.

Kufomat janë urdhëruar të zhvarrosen me qëllim që të mund të kryhen autopsitë

Hetuesit duan të përcaktojnë nëse këto vdekje ishin rezultat i ndonjë pakujdesie. Ata dyshojnë se shpërthimi i koronavirusit në shtëpinë e përkujdesit mund të ketë filluar kur një person i moshuar ishte dërguar atje pasi ishte infektuar në spital.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, pesë persona janë nën hetim në lidhje me rastin, duke përfshirë famullinë e zonës dhe drejtorin e azilit. Të gjithë kanë mohuar se kanë vepruar gabim.

Rreth 3,800 njerëz dihet se kanë vdekur nga COVID-19 në azilet, shtëpitë e përkujdesit në të gjithë Italinë, por totali duhet të jetë edhe më i lartë sepse shumë banorë nuk janë testuar.

Përafërsisht 600 shtëpi të përkujdesit aktualisht janë nën hetim në vend mbi menaxhimin nga ana e tyre të pandemisë së koronavirusit dhe kjo është një nga ato më të fundit.

Ndërkohë, vatra të reja të koronavirusit janë duke shpërthyer në të gjithë Italinë, përfshirë Romën, ku më shumë se 120 raste janë konfirmuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Prokurorët tani po shohin se si mund të ketë filluar një shpërthim në një instituciont, ku protokollet janë zakonisht shumë të rrepta.

Guvernatori i Sicilisë tha gjithashtu të mërkurën se 28 migrantë që u shpëtuan në det kishin rezultuar të infektuar me koronavirusin. Ata po mbahen në një anije jashtë Porto Empedocle.

Guvernatori i Sicilisë Nello Musumeci tha në një postim në Facebook se testet pozitive konfirmuan se ai kishte të drejtë kur kërkonte masa të posaçme karantine në det për emigrantët, me qëllim parandalimin e vatrave të reja të infeksionit në vend.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re