Për të zbuluar sekretin e jetës së gjatë do të bëhet shkëmbimi i popullsisë mes Italisë dhe Suedisë, transmeton Kosova Post.
Me qëllim të gjetjes së sekretit të mesatares së lartë të jetëgjatësisë në zonën Çilento (Cilento) në jug të Napolit të Italisë, në këtë zonë do të vendoset një grup prej afërsisht 200 personave nga qyteti Malmo i Suedisë. Grupi në fjalë do të jetoj së bashku me banorët vendor 3 muaj.
Ndërkaq një grup tjetër nga Çilento do të vendosen në Malmo.
Në këtë mënyrë do të bëhen punimet për gjetjen e lidhjes deri në ç’masë janë të lidhura zakonet si mënyra e ushqimit, aktivitetet fizike me jetëgjatësi.
Mesatarja e jetëgjatësisë së banorëve të zonës Çilento tek grat është 92 vjet, ndërsa tek meshkujt arrin në 85 vjet. Kjo mesatare në mbarë Italinë është 84 vjet për gra dhe 79 për meshkuj.
Ndërkaq mesatarja e jetëgjatësisë në zonën Skane të Malmos në Suedi për grat është 84 vjet, ndërsa për meshkuj 80 vjet.
Studiuesit e kryesuar nga Olle Melander, profesor i sëmundjeve kardiovaskulare në Universitetin Lund të Suedisë, do të studiojnë mënyrat e jetesës të 1 mijë personave në të dyja zonat dhe do të krahasojnë mënyrën e ushqimit dhe zakonet e tyre ditore.
Gjatë këtyre studimeve do të analizohen edhe pasqyra e gjakut dhe bakteret në stomakun e këtyre personave.
Zona Çilento dhe fshati Açiaroli (Acciaroli) i kësaj zone edhe më herët kanë qenë temë e studimeve.
Në studimin e përbashkët të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia është përcaktuar se banorët e fshatit Açiaroli, të cilët jetojnë mbi 100 vjet, krahas peshqve të freskët dhe vajit të ullirit, konsumojnë shumë edhe rozmarinë.
Gjithashtu është vërejtur se banorët e këtij fshati bëjnë edhe aktivitete ditore fizike si peshkimi, shëtitje dhe punët nëpër kopshte.
Në gjakun e banorëve të fshatit Açiaroli është vërejtur edhe niveli i ulët i hormonit të quajtur “adrenomelludin”, i cili shkakton probleme të qarkullimit të gjakut.
Të gjithë këta faktor bëjnë që sëmundjet kronike të lidhura me moshën e shtyrë si matufosja dhe sëmundjet e zemrës të jenë më pak të shfaqura tek banorët e kësaj zone. /Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re