Italia për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian e ka bërë të detyrueshëm testin PCR për koronavirusin e ri (COVID-19) para hyrjes në vend si dhe kryerjen e një testi të dytë pas karantinës 5 ditore pas hyrjes.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në një postim nga llogaria në Twitter tha se “Firmosa një dekret i cili në hyrjet nga vendet e Bashkimit Evropian e bën të detyrueshëm kryerjen e një testi përpara (udhëtimit), karantinën 5 ditore në mbërritje dhe një testim tjetër shtesë pas kësaj karantine”.

Speranza shtoi se do të vazhdojë karantina 14 ditore për të gjitha vendet jo anëtare të BE-së.

Për shkak të COVID-19 në Itali kanë humbur jetën 108.350 persona si dhe janë prekur 3.544.957 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re