Rritja e eksportit të produkteve shqiptare drejt tregut italian ishte në fokus të takimit të dy ministrave të bujqësisë, së Shqipërisë dhe Italisë.

 

Lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime ishte pjesë e bisedës mes dy zyrtarëve.

 

Vëmendje të veçantë do të ketë eksporti i vajit të ullirit. Interes për blerjen e ullirit dhe vajit të përpunuar ka shfaqur vet pala italiane, ndaj dhe nxitja e eksporteve të këtij produkti do të ketë një program të veçantë, i cili pritet të konkretizohet në vijim.

 

Takimi i dy ministrave vjen një ditë pas samitit  be-ballkani perëndimor, ku dy kryeministrat giorgia meloni dhe  edi rama ranë dakord për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re