Italia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve. Kjo u konfirmua dhe nga presidentin italian Sergio Mattarella gjatë konferencës për mediat pasi shpërndau dy Dhomat e parlamentit italian.

“Siç u njoftua zyrtarisht, firmosa dekretin e shpërndarjes për shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda 70 ditëve sipas planit. Shpërndarja e parakohshme e Kuvendit është gjithmonë akti i fundit. Situata politike ka sjellë këtë vendim. Diskutimi, votimi dhe modaliteti kanë bërë të dukshme mungesën e perspektivës për një shumicë të re” tha ai.

Nga ana tjetër presidenti italian tha se janë shumë detyrime të rëndësishme për t’u përmbushur në interes të vendit.

“Këto nevoja shoqërohen me zbatimin e PRK-së brenda afatit të rënë dakord” tha ai.

Mattarella tha se shpreson që të gjithë aktorët politikë të kenë një kontribut konstruktiv.

“Shpresoj që pavarësisht fushatës intensive elektorale të ketë një kontribut konstruktiv nga të gjithë në interes të Italisë. Qeveria ka kufizime në aktivitetin e saj, por ka mjetet për të operuar në këto muaj para ardhjes së ekzekutivit të ri. Nuk ka asnjë ndërprerje të mundshme në momentin që po kalojmë, kostot e energjisë kanë pasoja për familjet dhe bizneset, vështirësitë ekonomike. Ka shumë formalitete për t’u mbyllur në interes të Italisë”.

Data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve sipas mediave italiane shihet 25 shtatori.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re