Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu theksoi se qeveria shqiptare është në vend numëro sa i takon luftës kundër koronavirusit.

Teksa merr shembullin e Italisë, Shehu pohon se ky vend brenda dy javësh dyfishoi shtretërit në Reanimacion e pajisjen e tyre me respiratorë, të domosdoshëm këto për të shpëtuar shumë jetë nga ndërlikimet e koronavirusit.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’ Shehu pohoi se në vendin tonë nuk ka asnjë përpjekje për shtimin me urgjencë të shtretërve në Reaminacion, ndërkohë që sipas tij duheshin aktivizuar së paku 200-250 poste.

POSTIMI I TRITAN SHEHUT

Italia e vendosur te luftoje, Shqiperia ne vend numuro!

Italia dje ne perpjekje te gjithaneshme perfundoi brenda dy javesh dyfishimin e posteve te Reanimacionit e pajisjen e tyre me respiratore, te domosdoshem keto per te shpetuar shume jete nga nderlikimet e Coronavirusit, kur 10% e te infektuareve kane nevoje per Terapi te tille Intensive.

Ajo instaloi reth 4000 poste te reja me te gjitha sherbimet ndihmese e nje kosto 1Miliard Euro, duke kaluar nga 1 ne 2 shtreter te tille per 10000 banore.

Gjermania ka 4 poste per 10000 banore dhe megjithate po instalon me urgjence edhe 10000 respiratore te tjere, gje qe i krijon nje siguri te madhe ne dominimin e komplikacioneve te kesaj epidemie.

Ne vendin tone ne kemi rreth 0,45 per 10000 banore, per te mos folur per nivelin e shume elementeve teknike dhe nuk ka asnje perpjekje per shtimin me urgjence te tyre, nderkohe qe duheshin aktivizuar se paku 200-250 poste Reanimacioni te reja, alarm i dhene ky qe ne fillim te shkurtit.

Mjekesia e zhvilluar europiane dallohet nga ajo e vendeve te pa zhvilluara per nivelin e larte teknologjik, kualifikimin e personelit, investimet gjigande, ku nje vend kryesor ze Terapia Intensive, qe qartesisht determinon ne uljen e vdekshmerise.

Zhvillimi i sistemit shendetesor e vecanerisht perballimi i situatave te tilla kerkojne perpjekje, dije e financime reale, duke pasur si model e krahasuar vendin tone me vendet europiane, ndryshe dhe pasojat do te jene si ne Afriken Qendrore!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko