Banorët e parë të principatës së vogël të San Marinos do të marrin vaksinat kundër Covid-19 ditën e sotme. Ata do të marrin vaksina ruse, pasi Italia nuk mundi t’i ndihmonte.
Moska këtë javë dërgoi 7,500 doza dozat të vaksinës Sputnik V, si pjesë e një përpjekjeje për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropë.
San Marino, shtëpia e 35,000 banorëve, deri më tani nuk ka shpërndarë asnjë dozë të vaksinës, duke u bërë një nga vendet e fundit evropiane që ka filluar fushatën e saj të vaksinimit. Ndërkohë, që Italia deri më tani i ka dhënë të paktën një dozë 4% të popullsisë së saj, shkruan “Politico”.
Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje me Romën për të marrë një pjesë të vaksinave , një për çdo 1,700 që mbërrin në Itali përmes sistemit të prokurimit të Bashkimit Evropian, por dozat nuk kishin mbërritur dhe për këtë arsye iu drejtuan Rusisë.
“Ne jemi në zero me vaksinimin. Ne u përpoqëm të punojmë me vendet mike, ne kemi provuar çdo rrugë, por është jashtëzakonisht vonë, kështu që ne shkuam me atë që tregu i vënë në dispozicion,”-ka thënë Sekretari i Shtetit për Shëndetin në San Marino Roberto Ciavatta.
Vaksinimi i qytetarëve është një çështje urgjente për San Marino, i cili ka pësuar shkallën më të lartë të vdekjes në botë nga koronavirusi me 73 viktima, ose 216 për 100,000 banorë .
Sputnik është tashmë në përdorim në më shumë se 30 vende. Po ajo nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndonese disa vende si Hungaria apo Serbia kane filluar ta perdorin.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
