Këtë të mërkurë ka mbërritur në Shqipëri ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

 

Bucci do të zëvendësojë Alberto Cutillo i cili ishte ambasadori i fundit italian në Shqipëri.

 

Lajmin e bën të ditur  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook si dhe ambasada italiane në Shqipëri.

 

Para mbërritjes në Shqipëri Bucci ka dhënë dhe një mesazh ku ka thënë se e presin muaj të tëra me angazhime dhe aktivitete në kuadër  të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re