Italia është goditur nga cikloni “Befana” ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se në vend ka rënë ndjeshëm temperaturat.

Ndërkohë që sipas parashikimit të sinoptikanëve orët në vijim priten stuhi dëbore të shoqëruara me erëra të forta.

Sipas mediave italiane, reshje të dendura ka pasur në Sardenja, Toskana dhe Piemonte, teksa bora pritet të mbulojë në orët në vijim zonat malore.

Autoritetet e kanë quajtur këtë ciklon “Befana” dhe sipas tyre në shumë rajone veriore do të ketë reshje bore që pritet të arrijnë deri në 50 cm.

Pas Italisë, cikloni do të lëvizë drejt detit Adriatik dhe më pas do të prekë edhe Ballkanin, mes të cilëve dhe vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re