Luca Attanasio, ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, u vra në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara, konfirmoi të hënën Ministria e Jashtme italiane.

“Një oficer italian karabinierësh u vra gjithashtu në pritë,” tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se të dy ata po udhëtonin në një autokolonë të MONUSCO-s, misioni i KB për të stabilizuar Republikën Demokratike të Kongos.

Asnjë detaj shtesë në lidhje me rrethanat e vdekjes së tyre nuk u dha në njoftim.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se ai e mësoi lajmin tragjik ndërsa ishte në Bruksel për një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Ai shprehu hidhërim të madh për vdekjen e ambasadorit dhe tha se do t’ua transmetonte kolegëve të tij nga Bashkimi Evropian.

Misioni Paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara, i njohur me shkurtesën MONUSCO, po punon për të zvogëluar praninë e 15,000 trupave dhe transferimin e çështjeve të tij të sigurisë te qeveria e DRC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re