Italia ka mposhtur Zvicrën me një rezultat të pastër 3-0, duke prerë kështu biletën për në fazën tjetër të Euro 2020.

Me fitoren e kësaj mbrëmje (e mërkurë) Italia ngjitet në kuotën e 6 pikëve (grupi A), duke siguruar kalimin në fazën tjetër.

I pari që shënoi ishte mbrojtësi veteran Giorgio Chiellini. Ishte sistemi VAR ai që anuloi golin, pasi mbrojtësi e kishte prekur topin me dorë. Në minutën e ’26, Locatelli shënon golin e parë për Italinë.

Pjesa e dytë përfundoi me avantazhin e Italisë, një skuadër që tregoi se kishte hyrë në fushë vetëm për të fituar që në minutat e para të lojës.

Në 45 minutëshin e dytë, Locateli shënon sërish, kësaj here me një gjuajtje jashtë 16 metërshit. Topi shkon në rrjetë në minutën e ’56.

Italian dominoi përballjen me Zvicrën dhe në minutën e ’89, ishte Ciro Immobile ai që dha goditjen përfundimtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re