Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj.

Në rregullat e publikuara, vihet re se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë pesë ditore.

Udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut.

E detyrueshme do të jetë karantina pesë ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi pesë ditor, shkruajnë mediat italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re