Italia ka më në fund qeverinë e saj pas 3 muajsh kaosi.

Lëvizja 5 Yje dhe Lega janë tërhequr nga vetoja e tyre për ministrin e Ekonomisë, Paolo Savona, një ekspert anti-euro që e ka refuzuar presidenti Mattarella.

Savona është emëruar ministër i Çështjev Europiane.

Kryeministër u emërua Giusepe Conte, profesori me probleme diplomash që u propozua nga Di Maio e Salvini që në fillim.

Vetë Matteo Salvini është emëruar Zv.kryeministër  dhe ministër i Brendshëm, i cili ka premtuar që tani një lëvizje të fortë kundër emigrantëve të paligjshëm në vend.

Kreu i 5 Yjeve, Luigi di Maio është emëruar ministër i Punës dhe Zv.kryeministër gjithashtu.

Ministër i Jashtëm është dekretuar Enzo Moavero, një profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, i cili ka qenë ministër edhe në qeveritë e Mario Montit dhe Enrico Letta-s.

Në qeverinë e re ka 18 ministra: 9 të 5 Yjeve, 6 të Lega-s dhe 3 teknikë. Pesë janë gra.

Kryeministri Giusepe Conte do të ngjitet për të marrë dekretin e kabinetit në Presidencë, ndërkohë që për dy ditë do të paraqitet në dy dhomat e parlamentit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re