Kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se Italia do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas bllokimit që bëri Franca e Macron.

Gjatë një konferencë për shtyp në fund të samitit të liderëve të BE në Bruksel, Conte tha se një vendim i tillë është i gabuar sepse i hap rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerojnë influencën e tyre.

“Nuk ishte në diskutim aderimi i këtyre vendeve, por hapja e negociata që shpesh zgjasin dhe vite. Ky është një shpullë e madhe për këto vende, gabim historik.

Shumica e vendeve nuk kanë rënë dakord me këtë vendim të fundit dhe në nëntor do t’i propozojmë BE-së të hap negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mos hapja e negociatave, jo vetëm që krijon ankthe te këto dy vende por edhe hap i rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerojnë zonat e tyre të influencës”, tha Conte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re