Italia do t’u japë 600,000 emigrantëve të paligjshëm të drejtën e qëndrimit në vend pasi ata kanë punuar gjatë krizës së koronavirusit. Në periudhën kur Italia është përballur me situatën më të vështirë në historinë e saj, ata kanë punuar, duke dhënë një ndihmesë të madhe.

Emigrantët ilegalë bëjnë vjeljet dhe kujdesen për të moshuarit në të gjithë vendin, ndërkohë që rrezikojnë të arrestohen nëse kapen nga policia.

Qeveria po u siguron leje gjashtë-mujore emigrantëve, gjë që nuk u jep atyre të drejtën e votës. Peppe Provenzano, ministër për jugun e Italisë , tha: “Ushqimi në tryezën tonë vjen nga këto fusha. Tani ne duhet tu japin atyre që punojnë në këto fusha të drejtat që u janë mohuar”.

Lejet u propozuan nga ministrja e bujqësisë Teresa Bellanova.Vendimi mund të futet si një dekret me efekt të menjëhershëm, por do të votohet në parlament pas 60 ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re