Dhoma së Deputetëve të Parlamentit italian e dominuare nga  populistët e 5 Yjeve e LEGA-s, miratuan të enjten një projektligj që lejon qytetarët të propozojë ligje.

Projektligji i miratuar parashikon që një ligj mund të vijë për miratim në parlament pasi një iniciative qytetare me të paktën 500,000 nënshkrime.

Dhe nëse Parlamenti nuk e miraton atë brenda afatit prej 18 muajsh, organizohet një referendum.

Ka qenë kjo një ide e 5 Yjeve, e promovuar gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re