Italia ka pezulluar shitjen e mijëra raketave në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të pjesëmarrjes së tyre në luftën në Jemen.

Pezullimi 18-mujor i shitjes, i cili ishte më parë në fuqi, tani është transferuar në një pezullim të përhershëm.

“Unë jam duke njoftuar se qeveria ka revokuar licencën për të eksportuar raketa dhe bomba aeroplani në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe,” tha ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

“Ky është një akt që ne e konsiderojmë një mesazh të qartë paqeje që vjen nga vendi ynë”, tha Di Maio.

Rrjeti Italian për Paqen dhe Çarmatimin vlerësoi masën, e quajti atë “historike” dhe vlerësoi se shitja e 12,700 armëve vdekjeprurëse do të anulohej.

Kjo ishtë pjesë e një shitjeje të rënë dakord më parë të 20,000 raketave me vlerë më shumë se 400 milion euro në 2016.

“Kjo i jep fund mundësisë që mijëra raketa të prodhuara në Itali të godasin objekte civile, duke marrë viktima në mesin e popullatës dhe duke përkeqësuar gjendjen tashmë të keqe humanitare,” pretendon Rrjeti.

Nuk kishte asnjë reagim nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndaj këtij vendimi.

Në vitin 2019, disa vende evropiane ngrinë shitjen e armëve në Arabinë Saudite, e cila po lufton rebelët Huthi në luftën në Jemen, në një luftë në të cilën u vranë dhjetëra mijëra njerëz.

Kombet e Bashkuara e quajnë situatën në Jemen krizën më të madhe humanitare në botë dhe pretendojnë se 80 përqind e popullsisë së vendit ka nevojë për ndihmë.

Sipas të dhënave nga viti 2019, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe renditen përkatësisht në vendin e 10-të dhe të 11-të, në listën e importuesve më të mëdhenj të armëve italiane.

Burimi i armëve italiane në Arabinë Saudite ishte me vlerë 105.4 milion euro, dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe 89.9 milion euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re