Rregullatori anti-trust italian gjobiti gjigandët e teknologjisë Apple dhe Samsung me një total prej 15 milionë euro për shkak të praktikave të padrejta tregtare me të cilat konsumatorët detyrohen të blejnë celularët e rinj.

Dënimi për Apple në vlerë prej 10 milionë dhe Samsung në vlerë prej 5 milionë, erdhi pas një serie ankesash nga e gjithë bota që të dy kompanitë kanë inkurajuar konsumatorët për të rinovuar sistemin operativ, i cili ka ngadalësuar punën e pajisjeve të tyre, duke i detyruar kështu që të blejnë të rinj.

“Hetimi zbuloi se Apple dhe Samsung kanë vepruar me praktika të padrejta tregtare”, tha rregullatori, i cili filloi hetimin në janar pas një ankese nga klientët e saj.

 “Përditësimi i sistemit përkeqësoi funksionimin e pajisjes, duke përshpejtuar zëvendësimin e tij”, u tha në deklaratë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re