Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi në Itali.

Sipas të dhënave më të fundit nga Mbrojtja Civile, numri i viktimave ka arritur në 827, 196 vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërsa të prekurit kanë shkuar 12462.

Ndërkohë në rajonin e Lombardisë, më i prekuri në Itali, është urdhëruar mbyllja e të gjitha zyrave, lokaleve, restoranteve etj.

OBSH ka deklaruar se parashikojnë një shtim të rasteve të të vdekurve në vendet e prekura.

“Në ditët dhe në javët në vijim, parashikojmë një shtim të numrit të rasteve, të numrit të të vdekurve dhe të numrit të vendeve të prekura”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm o OBSH-së Adhanom Ghebreyesus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re