Qeveria Meloni ka miratuar paketën ekonomike me vlerë 35 miliardë euro, 21 prej të cilave do të shërbejnë për të përballuar koston e lartë të faturave të energjisë e gazit.

Personat në nevojë, të rinjtë e të moshuarit janë në fokusin e kësaj manovre të parë ekonomike të ndërmarrë nga qeveria e djathtë.

Zhvillim ekonomik e drejtësi sociale, janë dy prioritetet e paketës ekonomike me vlerë 35 miliardë euro e zbatueshme për vitin 2023, dhe e sapoaprovuar nga qeveria italiane.

“Është një manovër bijë e zgjedhjes politike të një qeverie politike”, është komenti i bërë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila shprehet mjaft e kënaqur se brenda pak kohë ekzekutivi i saj ka mundësuar të shndërrojë në vendime konkrete ekonomike, objektiva politike që u kishte premtuar italianëve gjatë fushatës elektorale.

35 miliardë euro që do të lëvrohen prej 1 janarit 2021 i vijnë në ndihmë shtresave më në nevojë të shoqërisë, familjeve me të ardhura të ulëta, të moshuarve, sektorin prodhues, të rinjve, e me objektiv parësor zhvillimin e stabilitetin ekonomik të vendit.

Kjo manovër do të rrisë në 600 euro pensionin minimal për të moshuarit italianë, do të rishikojë të gjithë pensionet e tjera si dhe do të zbatojë refromën e re të pensioneve që parashikon daljen në pension qysh në moshën 62 vjec për ata që kanë 41 vite punë.

21 miliardë euro nga kjo manovër ekonomike do të shkojnë për të përballuar koston e lartë të faturave të gazit e të energjisë.

Për të luftuar varfërinë qeveria italiane ka aprovuar ta shtrijë bonusin e ndihmës sociale për të gjithë ata me të ardhura vjetore deri në 15 mijë euro në vit.

Për të përballuar çmimin e lartë të karburantit parashikohet ulja e akcizave nga 30.5 cent për litër që është aktualisht në 18.3 cent prej 1 janarit 2023.

Gjithashtu manovra ka vnedosur të reduktoj presionin fiskal duke ulur në -2% taksat për punonjësit me të ardhura 35 mijë euro në vit e -3% për ata me të ardhura deri në 20 mijë euro në vit.

Do të vendoset gjithashut taksa e sheshtë për punonjësit autonomë me të ardhura deri në 80 mijë euro.

Për sipërmarrësit që do të punësojnë të rinj deri nën moshën 36 vjec do të eleminohen të gjitha kontributet ndaj shtetit.

Ndërsa për reformën më të debatuar, paga sociale, e cila u aprovua gjatë qeverisjes së kryeminsitrit Giuseppe Conte, qeveria Meloni ashtu sic premtoi dhe gjatë fushatës elektorale ka vendosur t’ia atribuoj vetëm personave në nevojë e me aftësi të kufizuar, për të tjerë që janë të aftë të punojnë kjo pagë sociale parashikohet vetëm për 8 muaj të vitit 2023 e më 2024 kjo reformë do të eleminohet.

Lehtësira ekonomike janë parashikaur për çiftet e reja që kërkojnë të blejnë shtëpi, për prindërit e rinj duke i shtuar një muaj më shumë në të drejtën e tyre prindërore për të qënë pranë fëmijës, si dhe bonus social unik për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re