Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë.

 

Agjencia kombëtare e statistikave bën të ditur se një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi lidhet me rënien e produktivitetit dhe kostot me te larta te jetesës.

 

“Që nga 1 Janari 2022 sipas të dhënave të paraprake, popullsia ka rënë në 58.983 milionë. Sipas demografëve popullsia kombëtare është zvogëluar që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë.

 

Situata demografike e Italisë karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e jetëgjatësisë dhe nga një rënie po aq e theksuar e nivelit të lindjeve, duke rezultuar në një plakje shumë më të shpejtë të popullsisë në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, ​​kanë bërë të ditur ekspertët.

 

Përmbysja e kësaj prirje dhe mbështetja e familjeve është një prioritet i deklaruar për qeverinë e re të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni. Në buxhetin e vitit 2023, ajo propozoi uljen e taksave dhe rritjen e përfitimeve për fëmijët.