Italia ka regjistruar edhe 78 viktima të tjera nga koronavirusi brenda 24 orëve. Kështu, numri total i viktimave në vend është rritur në 32,955.

Nga ana tjetër, autoritetet e shëndetit në vend njoftuan se vendi konfirmo edhe  397 raste të reja me COVID-19. Në total, numri i të prekurve në rang kombëtar që nga nisja e pandemisë është 230,555.

Po ashtu, njoftohet se 2,677 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali dhe numri total i të shëruarve është 144,658.

Në spitale me simptoma ndodhen 7,917 pacientë prej të cilëve në kujdesin intensiv ndodhen 521 persona.

Edhe gjatë ditës së sotme 53 provinca raportuan zero raste të reja.  Të gjitha provincat e Kalabrisë, Umberisë, Molise dhe Basilicata, 7 të Sicilisë dhe shumë të Toskanës e patën sot zero numrin e të infektuarve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re