Italia  diten e sotme ka shënuar një rekord të numrit të të infektuarve që nga muaji prill. Sipas autoriteve shëndetësore janë konfirmuar pozitive me Covid 4 458 raste të reja me koronavirus  dhe kanë humbur jetë 22 persona.

Italia është shteti i dytë për nga numri i humjeve te jeteve me koronavirus në kontinentin evropian. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali kanë humbur jetën 36 083 persona.

Megjithatë ky vend ende është duke raportuar numër më të vogël të të infektuarve në krahasim me Francën, Spanjën dhe Britaninë.

Hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë 12 prilli, me 4,092 raste të infektimit.






Previous article“Mbaja një thes çimento mbi shpinë gjithë ditën..”, Eduart Ndocaj rrëfen pse u dobësua 45 kg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re