Skip to content

Italia shenon numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që prej nisjes se pandemisë

italia korona

Autoritetet italiane raportuan 7332 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një shifër kjo që nuk është raportuar asnjë herë më parë që nga nisja e pandemisë.

Megjithatë ekspertët e shëndetit e lidhin këtë rritje të numrit të personave pozitivë me testimet e shumta të cilat në ditën e fundit në Itali ishin 152 mijë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit u shenuan dhe 43 jete te humbura, si u shtuan 25 pacientë në terapitë intensive dhe 394 të tjerë në repartet e tjera Covid.

Sipas të dhënave të raportuara numri më i lartë i të infektuarve ditorë në Itali ka qenë më 21 mars me 6557 raste, megjithatë në atë ditë ishin kryer vetëm 26 mijë.